23 Prill 2024

Kamera “Looxcie” incizon të gjitha që i shihni

SHBA, 7 tetor - “Looxcie” është kamerë e cila kushton 200 dollarë të cilën e vendosni në veshin tuaj dhe pastaj nga perspektiva juaj incizon të gjitha që i shihni përreth.

Është e mundur që të realizoni disa orë material, dhe pastaj të bëni incizime tjera mbi incizimet e mëparshme, dhe nëse hasni në diçka shumë interesante, pjesa speciale e vendosur në kamerë do t’ju ndihmojë që videon tuaj ta ndani me përdoruesit tjerë në You Tube apo në faqet tjera të ngjashme.

“Looxcie” momentalisht është kompatibile vetëm me Android telefonat. Kjo kamerë është “gadget” shumë interesant pasi që mundëson që shpejt të incizoni diçka që në atë moment e shihni.

Në fakt, shpesh ndodh që kur diçka dëshiron të incizoni shpejt, ajo ngjarje tashmë ka përfunduar, p.sh. derisa e keni kërkuar kamerën. “Looxcie” nuk e ka butonin për incizim.

Thjesht këtë pajisje vendosni në vesh, dhe ajo do të fillojë të incizojë. Përveç kësaj, shumë njerëz shpesh duken shumë “zyrtar” në videoincizime kur tek ta është e drejtuar kamera e thjeshtë.

Me “Looxcie”, shumë pak njerëz do t’ju pyesin se çka është ajo që e mbani në vesh, pasi që ajo shumicës do t’ju duket sikur dëgjuese e telefonit celularë, dhe kështu njerëzit nuk do t’i ndërrojnë sjelljet e tyre, për t’ia përshtatur kamerës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)