29 Mars 2024

Japonia do të marrë pjesë në ndërtimin e një stacion të ri hapësinor

Tokio, 13 dhjetor - Qeveria japoneze ka njoftuar se do të marrë pjesë në një projekt të udhëhequr nga ShBA-ja për të ndërtuar një stacion të ri hapësinor, që do të vihet në orbitën e hënës.

Tokio shpreson se ky projekt ambicioz do t'u krijojë mundësi astronautëve japonezë të zbresin për herë të parë në sipërfaqen e Hënës.

Japonia do të ofrojë një numër teknologjish të reja për projektin që pritet të përfundojë brenda 7-8 vjetësh.

Njoftimi i qeverisë së Japonisë pason marrëveshjen e arritur nga kryeministri japonez Shinzo Abe dhe presidenti amerikan Donald Trump mbi eksplorimin e hapësirës gjatë një takimi muajin e kaluar në Japoni. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)