19 Prill 2024

IPhone tani edhe në rrjetin e Verizon

SHBA, 14 janar - Pritja ka mbaruar dhe gjithçka është pothuajse gati për IPhone 4 të kompanise Verizon.

‘’Nëse shtypi shkruan diçka të mjaftueshme në lidhje me një temë, ajo shpeshherë bëhet realitet. Këto ditë ne po sjellim në treg një frut të punës së palodhshme në krijimin e diçkaje që do tregojë zhvillimin e hovshëm të teknologjisë dhe krijimin e një mjeti të teknologjisë së lartë bashkëkohore që do të përmbush të gjitha kërkesat e konsumatorit bashkëkohor’’- shprehet Lowell McAdam, presidenti I kompanisë Verizon, në një konferencë për shtyp të kompanisë së tij në New York.

Përdoruesit ekzistues të Iphone do të keni mundësinë që të porosisin versionin e ri IPhone 4 që nga 3 Shkurti, kurse IPhone 4 do të dalë përfundimisht në treg më 10 Shkurt.

IPhone i kompanisë Verizon është një model i modifikuar i Iphonit të Apple, por i adaptuar të punojë me rrjetin e Verizonit. Ky verzion i Iphone do të shfaqet përfundimisht më 10 Shkurt kur ai të jetë në treg dhe me këtë merr fund monopoli i kompanisë celulare AT&T.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)