26 Prill 2024

iPhone nxjerr një aplikacion të ri

SHBA, 13 prill - Jeni të shqetësuar për kaloritë që mund të merrni nga picat, çokollatat apo produkte të tjera ushqimore? Tashmë iPhone ju vjen në ndihmë.

Aplikacioni i ri i iPhone \"MealSnap\" nxjerr foto të ushqimeve me telefon dhe bën një lexim kalorish pothuajse në vend. \"MealSnap\" u programua nga \"DailyBurn\", një rrjet social fitnesi që ka krijuar disa aplikacione iPhone për fitnes dhe për dietë.

Brenda disa minutash pasi nxjerr fotografinë e një ushqimi, aplikacioni u dërgon përdoruesve një alarm me sasinë e kalorive që ka ushqimi i fotografuar.

Andy Smith, shefi ekzekutiv i DailyBurn, tha: \"Baza e të dhënave mund të ndihmojë shpejt identifikimin e ushqimit, sa kalori ka, proteinat, yndyrnat, karbohidratet, vitaminat, çfarëdo që doni të dini.\"

\"Akti i gjurmimit të diçkaje mund të shkaktojë një ndryshim psikologjik që mund t`i ndihmojë njerëzit për shëndetin e tyre\" tha ai.

\"MealSnap\" mund të shërbejë edhe si ditar ushqimi, duke ndihmuar përdoruesit të mbajnë një kalendar vizual të ushqimeve që kanë ngrënë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)