27 Prill 2024

iPhone gjithnjë e më i shtrenjtë

SHBA, 7 janar - Sipas hulumtimit të kompanisë ‘Asymco’, iPhone është gjithnjë e më i shtrenjtë.

Në të vërtetë, hulumtimi ka treguar se çmimi mesatar i shitjes i Smartphone-it të Apple-s, është në rritje që kur është prezantuar Android-i.

Në teori, për shkak të konkurrencës, çmimi është dashur të ulet, por me iPhone po ndodh e kundërta.

Pajisjet e prodhuesve të tjerë kanë pësuar një rënie të lehtë në çmime. Arsyeja për këtë, siç thonë analistët, është se tregu i Smartphone-ve shënon rritje të ndjeshme, ndërsa kërkesa është ende e lartë, kështu që prodhuesit nuk kanë arsye për luftë me çmime.

Për shkak të kësaj situate në treg, prodhuesit e celularëve të thjeshtë, janë detyruar t’i ulin çmimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)