29 Mars 2024

iPhone 5, me cilësi më të mira falë iOS 5

New York, 12 qershor - Përdoruesit e iPad 2 falë iOS 5 do të mund të luajnë video të plota HD 1080p (1080 piksel të rezolucionit vertikal) në tabletat e tyre dhe të harrojnë për aftësitë e tanishme të iOS 4 me 720p.

Ky përmirësim ka bërë disa sugjerime që e njëjta aftësi 1080p do të transferohet edhe tek iPhone 5.

Deri tani Apple nuk ka lëshuar informacione zyrtare mbi iPhone 5.

Apple gjithashtu mund të përdorë procesorin A5 në iPhone 5, pasi kompania i ka dërguar zhvilluesve të aplikacioneve një iPhone 4 me një procesor A5 për testim.

Akoma nuk ka asgjë të sigurtë pasi gjithçka varet nga lëvizjet e ardhshme të Apple.

Nëse kompania vendos të përdorë procesorin A5 në iPhone 5 atëherë cilësia 1080p është e sigurtë.

Nëse Apple mban procesorin e vjetër A4 (e cila nuk është shumë e mundshme) atëherë iPhone 5 do të ofrojë vetëm cilësi 720p për shikimin e videove. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)