24 Prill 2024

iPhone 4 i bardhë arrin në pranverë

SHBA, 28 mars - Phil Schiller nga “Apple” konfirmoi nëpërmjet “Twitter-it” se iPhone 4 i bardhë, të cilin me vite janë duke e pritur blerësit, do të jetë në dispozicion këtë pranverë. iPhone 3GS i bardhë nuk është asgjë diçka i veçantë.

Por iPhone 4 me ngjyrë të këtillë është vonuar aq shumë sa që adhuruesit e “Apple-s” e ngritën në nivel të mitit, ndërsa askush nuk e ka të qartë se pse kjo pajisje assesi nuk paraqitet në treg.

Vala e fundit e spekulimeve thoshin se “Apple” ka problem me cilësinë e iPhone 4 të bardhë, xhami i të cilit më lehtë thyhet, dhe kjo është arsyeja e anulimit të vazhdueshëm.

Por, tani nënpresidenti i “Apple-s”, përgjegjës për departamentin për marketing Phil Schiller deklaroi se iPhone 4 më në fund, siç thamë edhe më lart, në pranverë do të ofrohet në treg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)