29 Mars 2024

iPhone 4 është gati për të thyer rekorde

SHBA, 24 qershor - Sërish jemi në të njëjtën datë të vitit ku turma të mëdha njerëzish grumbllohen para dyqaneve të Apple, madje disa ditë përpara e shkaku kryesor për këtë është versioni më i fundit dhe më i fuqishëm i Apple iPhone.

Dita e enjte ësthë dita zyrtare për lansimin e iPhone 4, dhe siç po duket ky mund të jetë lansimi më i madh i iPhone deri më sot.

AT&T ka theksuar se kërkesa për iPhone 4 është 10 herë më e madhe sesa për iPhone 3GS. E këtë e konfirmojnë edhe shifrat e Apple, që bëjnë të ditur për mbi 600.000 paraporosi nga kanale të ndryshme për celularin më të ri.

Nëse historisë mund t’i zihet besë, atëherë ka gjasa për shitje marramendëse të iPhone 4. Apple ka shitur më shumë se 1 milion iPhone 3GS në tre ditët e para kur u paraqit në shitje. Origjinali iPhone ka shitur 270.000 njësi në vikendin e parë në qershorin e vitit 2007, gjersa 3G ka shitur rreth 1 milion kur u lansua për shitje në vitin 2008.

CEO i Apple, ka theksuar se iPhone 4 është kapërcimi më i madh qysh prej se është lansuar origjinali iPhone në vitin 2007. Me një procesor të ri sikurse ai që përdoret në iPad, me një bateri më të madhe, me një kamerë 5 megapikselëshe që mund të incizoj HD dhe me një aplikacion për bisedim me video, iPhone 4 pritet të jetë pajisja më e nxehtë e vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)