29 Mars 2024

iPad do të dominojë deri në vitin 2015

New York, 18 prill - Kompania e hulumtimeve të tregut, “Gartner”, ka deklaruar se ‘iPad’ do ta dominojë tregun e tabletëve, të paktën edhe për katër vitet e ardhshme, pasi që konsumatorëve iu pëlqen më shumë dizajni dhe aplikacionet e tabletit të ‘Apple’-s.

Kompania e kërkimeve gjithashtu ka parashikuar se ‘Apple’, e cila muajin e kaluar e lansoi versionin e ri të tabletit, ‘iPad 2’, do të mbajë rreth 69% të tregut të tabletëve edhe gjatë këtij viti.

Ndërsa, në vitin 2015, ‘Gartner’ thotë se ‘Apple’ prapë do të jetë lider i tregut, por me vetëm 47%.

‘Google Android’, i cili përdoret nga një spektër i madh i kompjuterëve tablet, pritet ta mbajë vendin e dytë, duke e ngritur pjesëmarrjen e saj në treg edhe gjatë viteve të ardhshme.

Për Android parashikohet që pjesëmarrja në treg do të ngritët nga 20 në 39%, deri në vitin 2015.

‘Gartner’ thotë se vendin e tretë do ta mbajë kompania ‘Research In Motion’, e cila është e njohur me tabletin e saj ‘PlayBook’, si dhe telefonat ‘BlackBerry’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)