26 Prill 2024

iPad 2 do të prezantohet me 2 mars

SHBA, 23 shkurt - Thashethemet ditore janë vërtetë problematike dhe nuk mund t’i evitojmë. Më e fundit po sinjalizon se me 2 mars do të paraqitet iPad 2.

Sipas AllThingsDigital, gjiganti Apple do të mbajë një konferencë për media me datën 2 mars gjatë së cilës do të bëjë edhe paraqitjen e iPad 2.

“Burime të shumta” po konfirmojnë se ngjarja është skalitur për këtë datë dhe se mund të presim një debutim të një versioni të ri të iPad së bashku me disa prej shumë spekulimeve në domenin e specifikave.

iPad 2 raportohet se do të jetë më i hollë, do të ketë një ekran më të mirë, kamerë të përparme, procesor nga Qualcoom, si dhe do të funksionojë në rrjetet GSM dhe CDMA.

Burimet gjithashtu thonë se data 2 mars është datë më se e besueshme dhe se prezantimi do të bëhet në San Francisco.

Ftesat zyrtare nga Apple ende nuk janë paraqitur në skenë, por nëse kjo vërtetë është e saktë atëherë ato do të paraqiten gjatë asaj jave.

E deri atëherë mund të spekuloni nëse Steve Jobs do të jetë prezent në këtë ngjarje apo jo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)