18 Prill 2024

Instalohen 6 bateri në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Florida, 22 maj - Astronautët e anijes së hapësirës Atlantis përfunduan sot instalimin e një grupi me 6 bateri në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor gjatë ecjes së tretë dhe të fundit të misionit të tyre.

6 bateritë e mëdha, secila me peshë 170 kilogramë, kushtojnë 22 milionë dollarë.

Në kushtet kur fluturimet e anijes Shuttle përfundojnë këtë vit, agjencia amerikane e hapësirës donte të përfundonte zëvendësimin e sistemit 10-vjeçar të zëvendësimit të baterive, për t’u siguruar që laboratori orbital të mbetet në shërbim deri të paktën në vitin 2020, sipas planit.

Bateritë, secila nga një metër të gjera, ruajnë energjinë e grumbulluar nga panelet diellore të stacionit në formën e krahëve.

Bateritë shpërndajnë energji në secilën prej orbitave, kur drita e diellit zhduket, kur stacioni udhëton prapa Tokës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)