20 Prill 2024

India prodhon laptop që kushton vetëm 35 dollarë

New Delhi, 23 korrik -  India konfirmon prodhimin e kompjuterit laptop më të lirë në botë, me vlerë vetëm 35 dollarë.

Lajmi bëhet i ditur nga radioja gjermane \'\'Deutsche Welle\'\' e cila saktëson se ministri Indian i zhvillimit, Kapil Sibal e paraqiti kompjuterin e ri, që do të jetë i destinuar për studentët.

Qëllimi gjatë viteve të ardhshme është që vlera e këtij kompjuteri të ulet deri në 10 dollarë. Radioja shton se janë në vijim negociatat për prodhuesit e mëdhenj të prodhimit masiv të këtij lloj kompjuteri.
   
Pritet që laptopi i cili funksionon me “Linux” t\'u vihet në dispozicion studentëve dhe institucioneve të larta arsimore nga viti 2011..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)