29 Mars 2024

India do të nisë në hapësirë anijen kozmike "Chandrayaan-2"

New Delhi, 13 maj - Organizata Indiane për Kërkime Hapësinore njoftoi ditët e fundit se misioni i saj "Chandrayaan-2" në Hënë do të fillojë në mes të 9-16 korrikut të këtij viti.

Anija do të mbajë 14 pajisje studimore dhe pritet të ulet në polin jugor të Hënës më 6 shtator 2019.

Në faqen zyrtare të organizatës u publikua se "Chandrayaan-2" peshon 3.8 tonë dhe përbëhet nga tre module, një orbiter, një lander dhe një rover dhe të gjitha modulet janë gati.

Mësohet se nëse "Chandrayaan-2" do të ulet me sukses në Hënë, atëherë Organizata Indiane për Kërkime Hapësinore do të bëhet instituti i parë që realizon një mision të tillë në Hënë.

"Chandrayaan-2" është misioni i dytë kërkimor i Indisë për Hënën. Në tetorin e vitit 2008 India dërgoi një tjetër anije kozmike në hënë "Chandrayaan-1", e cila siguroi imazhe dhe të dhëna kërkimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)