25 Gusht 2019

Inaugurimi i Qendrës së Inovacionit, projekt politik që mbylli dy sektorë të rëndësishëm

Ferizaj, 7 qershor - Sot në Ferizaj u inaugurua Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në ish objektin e Qendrës së Kulturës, i cili objekt është shfrytëzuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që nga viti 2011, si dhe komuniteti artistik (grupet kulturore, ansamblet, shoqatat, grupet rinore etj).

Rrjeti i OJQ-ve AVONET konsideron se tashmë stafi i kësaj drejtorie është transferuar në objektin e komunës, me një ambient shumë të vogël që as nuk i plotëson kushtet elementare, ndërsa grupet kulturore pa ndonjë adresë të caktuar.

"Sikur ekzekutivi i Komunës së Ferizajt do të kishte bërë paraprakisht diskutime publike me qytetarë, e sidomos me komunitetin e artistëve dhe grupeve rinore, për të marr opinione nga njerëz të këtyre fushave, nuk besojmë që do të ishin dakorduar që të lëshojnë objektin e tyre, për institucion i ri, i quajtur Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë", thekson Rrjeti i OJQ-ve AVONET.

Që nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti sipas AVONEt është vërejtur një s’behje e aktiviteteve kulturore nga Sektori i Kulturës, pikërisht në mungesë të hapësirave për të funksionuar.

Poashtu edhe tek sektori i rinisë, (katër vite pa qendër rinore) ka ngecur shumë projekte pa u realizuar në mungesë objekti, ose është detyruar të përshtatet në objekte private jo institucionale. Kujtojmë se këta dy sektorë, kanë qenë të dalluar në Republikën e Kosovës me aktiviteteve kulturore e rinore.

Ky reagim nuk duhet të tingëllojë kundër themelimit të Qendrës së Inovacionit, por duam të themi me plotë bindje, se sikur ekzekutivi komunal do të kishte realizuar diskutime publike me komunitetin e artistave, të rinisë dhe sportit, por edhe me shoqërinë civile (OJQ, media), jemi më se të sigurt se do të kishin rrjedhur shumë propozime tjera konstruktive lidhur me idenë se ku do të duhej të vendosej ky institucion i ri, ashtu si edhe është përfolur kohë pas kohe si opsion hapësira në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.

Ky opinion nuk ka qenë i rastësishëm, pasi që ky inistitcuion universitar ka të përbashkët misionin me këtë qendër, dhe kanë hapësirë shumë më të madhe se kjo që po inaugurohet.

AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, që projektet e tilla, domosdo të bëhen publike që vendimmarrja të jetë në harmoni me interesin e përgjithshëm, e jo për interesat e tyre politike.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)