09 Prill 2020

ICK dhe Coding Dojo ofrojnë bursa për mësimin e kodimit

Prishtinë, 13 mars - Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me platformën më të madhe në botë për mësimin e kodimit – Coding Dojo, ofron 12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë, për gratë dhe vajzat nga Kosova.

Bursat mbështeten edhe nga GIZ, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay.

Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software, e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.

Programi i cili ofrohet për kandidatet nga Kosova – Part Time Online Bootcamp, do të zgjasë 16 javë, nga 20-25 orë në javë, dhe përfshinë mentorim të drejtpërdrejt nga SHBA, ligjerata online dhe ndërveprim “live” me profesorët e inxhinierët e Coding Dojo.

Kurikula përfshinë: Web Fundamentals, Terminals, Git/GitHub, HTML5, CSS3, JavaScript, jQuery, Python3, OOP, Flask, Django, MySQL, Ajax, Projects & Algorithms. Kliko këtu për të mësuar më shumë rreth programit dhe kurikulës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)