08 Korrik 2020

IBM prezanton kompjuterin e parë “kuantum” për biznese

New York, 9 janar - IBM prezantoi IBM Q System One, kompjuterin e parë “kuantum” të llogaritur për biznese.

Kompjuterët “kuantum” shihen si teknologjia e re më premtuese, pasi janë të aftë të llogarisin shumë herë më tepër të dhëna se kompjuterët e sotëm.

Kjo do të thotë që faktorët e rrezikut mund të llogariten më shpejt me kompjuter, duke mundësuar bërjen e investimeve më të mira, gjëra që mund të çojnë drejt ndryshimeve të mëdha teknologjike.

Por biznesmenët nuk duhet të presin t’i instalojnë në zyrat e tyre, pasi shërbimi që ofron IBM për bizneset është vetëm nëpërmjet sistemit IBM Cloud. Pra, kompjuterët do të vazhdojnë të mbahen nga IBM, por do të përdoren duke u lidhur në rrjet.

Kompjuteri i parë kuantum për biznese është tre metra i lartë, i mbyllur në një kasë xhami që krijon një mjedis të izoluar. Izolimi është i rëndësishëm, pasi këta kompjuterë e humbin fuqinë nëse ndryshojnë kushtet e mjedisit rrotull tyre.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)