19 Janar 2020

Hubble fotografon shpërthimin e një ylli

Florida, 4 shtator - Teleskopi Hubble i Nasa-s ka fotografuar një eveniment sa të rrallë aq edhe spektakolar kozmik, shpërthimin e një ylli.

Imazhet janë publikuar në “Science”. Ylli ka shpërthyer rreth 161 mijë vjet më parë dhe zbulimi i kësaj supernove është bërë në vitin 1987. SN1987A quhet ylli që ka shkaktuar një supernova, më e afërta nga Toka e zbuluar në 400 vitet e fundit.

Ky shpërthim ka ndodhur në mjegullnajën e Magelanit, një galaktikë e vogël 163 mijë vjet dritë larg. Sekuenca është fiksuar mes viteve 2004-2010. Pas shpërthimit, ylli ka përhapur në atmosferë sasi të madhe hidroigjeni, heliumi, sulfati, azoti dhe hekuri.

Sipas ekspertëve, supernovat modifikojnë ambientin e galaktikave ku bëjnë pjesë dhe shpërndajnë në hapësirë elementë të rëndësishëm biologjikë për zhvillimin e jetës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 janar 2020

- Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës dhe organizatat e tjera joqeveritare, anëtare e “Rrjetit të Kosovës për punësim dhe arsim” do të organizojnë konferencën përfundimtare e cila do të përqendrohet në arsim dhe punësim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkollën Model në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Obiliqit. (Shkolla "Ismail Dumoshi" në Obiliq, ora 14:00)