28 Mars 2024

"Huawei" publikon mikroçipat 5G të brezit të ardhshëm

Pekin, 25 janar - Gjiganti kinez i teknologjisë "Huawei" ka nxjerrë mikroçipat me teknologji 5G të brezit të ri dhe planifikon të publikojë smartfonat.

5G në Konferencën Botërore të Teknologjisë së Lëvizshme që do të mbahet muajin e ardhshëm në Barcelonë.

Prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomunikacionit në botë thotë se mikroçipi, me emrin "Huawei Tiangang", do të mbështetë rrjetet 5G.

Kryetari i radhës i "Huawei"-t Hu Houkun u shpreh në Forumin e Davosit se, për formësimin e ekonomisë digjitale të së ardhmes, 5G është teknologjia kryesore që gjigantët botërorë të telekomunikacionit po përpiqen të zhvillojnë.

Deri tani, kompania ka 30 kontrata tregtare për teknologjinë 5G dhe ka tregtuar mbi 25 mijë stacione bazë të teknologjisë 5G në botë.

"Huawei" ka investuar miliarda dollarë për teknologjinë 5G, duke konkurruar kryesisht kundër

kompanisë suedeze "Ericsson " dhe asaj finlandeze "Nokia".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)