25 Gusht 2019

Huawei paralajmëron SHBA për pasoja nëse shmang teknologjinë kineze

New York, 7 qershor - Një zyrtar i lartë i gjigantit të teknologjisë kineze Huawei tha se ai shpreson se armiqësia mes kompanisë së tij me Shtetet e Bashkuara do të zgjidhet ndërsa paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të kenë pasoja nëse do të shmangnin teknologjinë kineze.

Mika Lauhde, zëvendëspresident i kompanisë Huawei për sigurinë kibernetike dhe privatësinë, tha për agjencinë The Associated Press se ai shpreson për një "zgjidhje pozitive" të ngërçit me qeverinë amerikane.

Ai shtoi se kompania e tij nuk është "thelbi i çështjes", duke vënë në dukje luftën më të gjerë tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj ofruesit më të madh të pajisjeve të rrjetit dhe krijuesit të dytë më të madh të telefonave inteligjentë në botë, duke argumentuar se është ligjërisht i kontrolluar nga qeveria kineze, e cila mund të përdorë produktet e kompanisë për spiunazh kibernetik.

Disa ekspertë të sigurisë kibernetike thanë se Uashingtoni, duke shkuar aq larg sa duke paralajmëruar vendet e tjera për të mos punuar dhe vepruar me Huawei, do ta inkurajojë edhe më shumë Kinën të bëhet teknikisht më e pavarur dhe do ta ndajë botën në dy kampe të teknologjisë.

Ndërkohë lidhjet teknologjike midis Kinës dhe Rusisë, po zgjerohen. Operatori kryesor i telefonisë celulare MTS dhe Huawei njoftuan të mërkurën një marrëveshje për të zhvilluar së bashku rrjetet 5G në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Kremlin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)