25 Prill 2024

HTC, telefon me kamerë 12 megapixel

SHBA, 31 maj - Me sa duket, HTC do të lansojë modelin e saj të ri të telefonit “të mençur” i cili bazohet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7.

Mirëpo, e veçanta e këtij modeli është kamera e integruar në telefon, përkatësisht kapaciteti i saj me 12 mega-piksel. Për këtë model të telefonit, tashmë kanë rrjedhur pamje të cilat janë postuar në Twitter nga Eldar Murtzain.

Siç edhe mund të shihet prej fotografisë në internet, modeli i ri i telefonit të HTC’së me Windows Phone 7 ka kamerë me 12 mega-piksel, ndërsa përveç kësaj ende nuk dihet asnjë karakteristikë tjetër për këtë model.

Para disa ditësh, ishte thënë se HTC është duke e pagatitur një model të ri të telefonit me 16 mega-piksel, dhe ky mund të jetë ai që pritej.

Ose ndoshta HTC ka plane që ta lansojë edhe një model tjetër, me kamerë më të avancuar se sa kjo që shihet në fotografinë më lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)