16 Prill 2024

HP tejkalon parashikimet, parqet 2.5 miliard dollarë profit

California, 23 nëntor - Kompania me bazë në Palo Alto, California, ka thënë se të hyrat neto për çerekun e katërt fiskal, që mori fund me 31 tetor, janë rritur në 2.5 miliard dollarë apo në 1.10$ për aksion.

Që do të thotë se bëhet fjalë për një rritje prej 5% në krahasim me vitin e kaluar.

Rezultatet kanë përfshirë edhe pagesat e njëanshme që nënkuptonin 23 cent në total për aksion, që kishin si synim shkurtimin e kostove dhe blerjet. Pa llogaritur pagesat, HP tha se ka fituar 1,33$ për aksion.

Analistët nga Thomson Reuters, që zakonisht përjashtojnë gjërat e njëanshme nga parashikimet e tyre, kishin parashikuar përfitime prej 1.27$ për aksion.

Shitjet u rritën 8% në 33.3 miliard dollarë, duke tejkaluar parashikimet e analistëve që silleshin në 32.8 miliard dollarë.

Sipas asaj që u prezantua thuhet se shitjet më të larta të kompjuterëve personal dhe shitjet e serverëve kanë ndihmuar në paraqitjen e rezultateve më të mira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)