28 Mars 2024

Hotmail më pak se 1 për qind e konsumatorëve në shërbimin e ri

SHBA, 30 qershor - Microsoft ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se më pak se 1 për qind e konsumatorëve të Hotmail janë avancuar në shërbimin e ri, megjithëse është thënë se planifikohet të shtohen më shumë përdorues gjatë kësaj jave.

Në një blog post, Mike Schackwitz tha se siç ndodh shpesh, Microsoft ka gjetur disa çështje problematike në momentin që ka filluar me avancimin. Me disa ndryshime të vogla të bëra “nën mbulesën e motorit” Schackwitz tha se kompania është gati për të vendosur Hotmail-in e ri në disa konsumatorët të tjerë.

“Kur ne shpalosim softuerin të ri, ne zakonisht gjejmë disa gjëra që dëshirojmë t’i përmirësojmë para se të shkojmë me zgjërime të mëtutjeshme” tha Schackwitz. “Shumica e këtyre gjërave janë zakonisht të padukshme për konsumatorët tanë – ata zakonisht duhet të përshtaten me aftësinë tonë për monitorimin e faqes ose të bëjnë inkorporimin vetvetiu gjersa gjërat të ecin më rrjedhshëm”.

Microsoft ka filluar me paraqitjen graduale publike të Hotmail-it të ri para dy javëve, duke filluar me një server cluster të vetëm. Deri më tani, disa miliona njerëz janë duke punuar në versionin e ri, megjithëse kjo paraqet më pak se 1 për qind të përdoruesve të Hotmail.

Avancimi, që është më i madhi që Microsoft ka bërë qysh prej se është bërë ndryshimi i madh i ueb shërbimeve të saja para katër viteve, shton një numër veçorish, duke përfshirë bisedat në thread, përkrahje për shtojca më të mëdha dhe shikime të përmirësuara kur hapen shtojca (attachments).

Microsoft ka thënë se shpreson të shpejtojë procesin e shtimit të server cluster-ve në Hotmail-in e ri, por Schackwitz tha se ende do të duhet kohë para se të gjithë përdoruesit të kalojnë në Hotmail-in e ri.

“Do të duhen edhe disa javë tjera për të përfunduar punët” u shpreh Schackwitz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)