08 Korrik 2020

Hapet panairi i teknologjisë së lartë në Kinë

Shenzhen, 14 nëntor - Panairi i 21-të i Teknologjisë së Lartë i Kinës po zhvillohet në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore.

Në ngjarjen e sivjetshme marrin pjesë tregtarë dhe investitorë nga mbi 100 vende e rajone të botës.

Gjatë organizimit pesëditor po demonstrohen produkte dhe teknologji të reja në fushat si teknologjia e informacionit, rezervimi i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit. Njëkohësisht do të organizohet edhe një ekspozitë për teknologjinë e aviacionit.

Panairi i Teknologjisë së Lartë u mbajt për herë të parë nga Bashkia e Shenzhenit në vitin 1999 për të nxitur zhvillimin ekonomik nëpërmjet novacionit teknik. Ky panair zhvillohet një herë në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)