19 Mars 2024

Hapet edicioni nëntë i ngjarjes ndërkombëtare mbi dizajnin grafik REDO

Prishtinë, 11 tetor - Sot në Kino Armata do të hapet edicioni i nëntë i REDO-së, ngjarjes më të madhe vjetore ndërkombëtare mbi dizajnin grafik.

Përveç ligjëratave mbi gjendjen aktuale të dizajnit grafik, do të ketë edhe librari, udhërrëfim në qytet, dhe performance muzikore nga artistë të njohur.

Si çdo vit, konferenca do të lëvizë nga vendi në vend: Kino Armata, Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë, dhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Prishtina tani është në listën e qendrave të rëndësishme të diskutimit të dizajnit grafik në skenën botërore.

Gjatë REDO, mbi 300 profesionistë nga shkollat dhe institucionet më me influencë në dizajn grafik nga e mbarë bota, e vizitojnë dhe përjetojnë Prishtinën për 3 ditë.

Sivjet ne REDO do të marrin pjesë: Sandra Kassenaar & Bart de Baets (NL), Urs Lehni (CH), Adeline Mollard (CH), LOLINA (Inga Copeland) (UK), Julie Peeters (BE), Olga Prader (FR), Alush Gashi (XK), TETRIS (XK), TEST PRESS Exhibition (NL), Rollo Press (CH), KRIS BAHA (AU/DE).

Si në vitet e kaluara, REDO edhe sivjet do të ketë performancë speciale muzikore, ekspozitë, dhe librari lëvizëse

Libraria e përkohshme lëvizëse do të ofrojë libra unik të dizajnit grafik dhe udhëhiqet nga të Rollo Press (CH) dhe do të jetë e hapur gjatë gjithë ngjarjes. Ekspozita nga Test Press (NL) do të jetë e hapur në Kino Armata.

Konferenca si gjithmonë organizohet në pika të ndryshme arkitektonike të qytetit, duke mundësuar për vizitorët e huaj përjetim të qytetit në mënyrë sa më të plotë.

Edhe sivjet, për të theksuar edhe më tutje këtë komponentë të konferencës do të organizohet edhe një udhërrëfim në qytet, i cili organizohen nga Bekim Leka Ramku i KAF Kosovo Architecture Foundation.

REDO në edicionin e shtatë mbështetet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondacioni “Unë e Du Kosovën”, Culture for Change - Programi i Zyrës së BE në Prishtinë, që implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut, Ambasada e Holandës në Prishtinë, Swiss Arts Council Pro Helvetia. Partnerët: Kino Armata, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Kosovo Architecture Foundation (KAF).

Konferenca REDO është një ngjarje treditore në lëvizje që bashkon dizajnerët nga e gjithë bota të kontribojnë në krijimin e diskursit rreth çështjeve dhe praktikave aktuale të dizajnit grafik.

Përmes një serie diskutimesh, punëtorive, librarisë dhe udhërrëfimeve në qytet, REDO ofron mundësi që dizajnerët të bëhen bashkë në dhe përreth qytetit të Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)