25 Tetor 2020

Hapësirë, lëshohet raketa e parë private

Florida, 6 qershor - Testohet me sukses lëshimi në hapësirë i raktës së parë spaciale private “Falcon 9”.

Në tentativën e saj të dytë, në provën e parë eksperimentale, lëshuar nga baza ushtarake “Cape Canaveral” në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Falcon 9” hodhi me sukses në orbitë kapsulën hapësinore pa personel në të, “Dragon”.

Lëshimi i “Dragon” dëshmon aftësitë e raketës për të hapur një sektor privat në fushën e aktivitetit hapësinor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2020

- Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet dita e dytë e fazës finale të projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës vazhdon kampionatin Individual për veteran për vitin 2020. (Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- OJQ Sport4all organizon turneun e streetballit "Prishtina Streetball 2020". (Amfiteatri i Pishines se Germise,  ora 12:00)  

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Dega e PDK-së në Prishtinë afër restaurant Tiffany në Prishtinë, ora 13:00)