12 Gusht 2020

Hakerohen llogaritë në Twitter të disa politikanëve e biznesmenëve amerikan

Washtingon, 16 korrik - Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike dhe të biznesit në SHBA u hakeruan të mërkurën dhe u përdorën për të siguruar monedha dixhitale.

Mes tyre llogaria e kandidatit të mundshëm për president në kampin e demokratëve Joe Biden, yllit të shfaqjeve televizive të drejpërdrejta Kim Kardashian, ajo e ish-Presidentit Barack Obama, miliarderit Elon Musk dhe reperit Kanye West.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por qëllimi i pazakontë i tij sugjeron se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Ndërsa hakerimi i llogarisë nuk është i pazakontë, ekspertët u befasuan nga shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.

“Ky duket të jetë hakerimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale”, thotë Dmitri Alperovitch, bashkëthemelues i kompanisë për sigurinë në internet “CrowdStrike”.

“Twitteri” njoftoi se kam nisur hetimet mbi atë që e quajti një “incident të lidhur me sigurinë” dhe tha se së shpejti do të lëshonte një deklaratë. Aksionet e kompanisë së medias sociale ranë me pothuajse 5 për qind pas mbylljes së tregut.

Disa nga tweetet u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive. Në rastin e miliarderit të Teslas, shefit ekzekutiv Elon Musk për shembull, një tweet nëpërmjet të cilit kërkohej një shumë në monedhë dixhitale u hoq, por pak më vonë u shfaq një tjetër dhe më pastaj një i tretë.

Mes atyre që u preken nga hakerimi ishte themeluesi i kompanisë “Amazon” Jeff Bezos, investitori Warren Buffett, bashkëthemeluesi i “Microsoft” Bill Gates dhe llogaritë e korporatave si “Uber” dhe “Apple”. Disa llogari të organizatave të përqëndruara tek monedhat dixhitale u hakeruan gjithashtu.

Sipas një personi që kishte dijeni mbi çështjen, zyrtarët e fushatës së zotit Biden ishin “në kontakt” me “Twitterin”. Ai tha se kompania kishte mbyllur llogarinë e tij “menjëherë pas hakerimit dhe se kishte hequr tweetet e lidhura me rastin”. Tesla dhe kompani të tjera të prekura nuk kanë bërë ende asnjë koment. Të dhënat e disponueshme publike tregojnë se hakerat kanë arritur të sigurojnë tashmë më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)