26 Prill 2024

Hakerët shqiptarë thyejnë 3 web faqe serbe

Prishtinë, 25 maj - Betejat e luftës virtuale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë të ndalur. E si duket, shqiptarët janë duke triumfuar, nëse i marrim parasysh sulmet që janë bërë kohëve të fundit kundër tri uebfaqeve serbe.

Bëhet fjalë për një faqe ortodokse në të cilën tani paraqitet teksti Republic of Kosovo dhe dy fotografi. Poshtë fotografive është shkruar HACKED BY LIMI’HACK dhe është paraqitur kërkesa që të njihet pavarësia e Kosovës dhe porosia: Mitrovica është Kosovë – mos ejani që të bisedoni për ndarjen e Kosovës. Kosova është Shqipëri.

Teksti është shkruar në anglisht në mënyrë që të kuptohet nga sa më shumë njerëz porosia e këtij sulmi.

Gjithashtu janë sulmuar edhe dy faqe të tjera serbe (një faqe për komunën e Pozhegës dhe një faqe e Manastirit të Pozhegës) dhe në to jepet e njëjta porosi si në faqen e parë ortodokse.

Këto sulme nuk paraqesin përpjekjet e para të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare, prandaj mund të themi se nuk janë të fundit. Siç duket, siguria e dobët është mjaft e përhapur në uebfaqet serbe, por edhe vetë shqiptarët janë mjaft të shkathët në fushën e teknologjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)