25 Prill 2024

Hakerët futen në rrjetin e Nasdaq

New York, 7 shkurt - Sipas një raporti të Wall Street Journal, gjatë vitit të kaluar hakerët thuhet se kanë arritur që të futen në rrjetin e kompjuterëve të Tregut të Stokut Nasdaq.

Pjesa e sistemit që ekzekuton tregtinë nuk është thyer, megjithatë pjesë tjera të infrastrukturës së Nasdaq janë prekur nga thyerja. Sipas WSJ, hetuesit nga Shërbimi Sekret Amerikan dhe nga FBI janë duke vëzhguar ngjarjet që përcollën vitin e kaluar.

“Deri më tani duket se hakerët kanë arritur vetëm të fusin hundët e të mos bëjnë asgjë tjetër” tha një prej burimeve të afërta me ngjarjen për gazetën.

WSJ ka raportuar se hetuesit nuk kanë qenë në gjendje të përcjellin ndonjë individ apo shtet specifik, dhe nuk  janë të sigurt nëse kanë mbyllur të gjitha vrimat potenciale të sigurisë në rrjet.

Rrjetet financiare janë aktivizuar menjëherë kundër hakerëve dhe kanë filluar të vendosin disa prej masave më të rrepta të sigurisë të cilat gjenden sot në industri.  Keqbërësit kohë pas kohe futen apo ngadalësojnë ueb faqe publike të institucione të mëdha financiare, por hyrjet e suksesshme në rrjetet e tyre të brendshme janë të rrallë – dhe rrallë paraqiten në skenë kur ndodhin.

Hakerët publikisht kanë sulmuar faqen e Nasdaq në vitin 1999, duke lënë një mesazh ngacmues në faqe.

Sulmi ishte pjesë e një invazioni ndaj mijëra faqeve përgjatë uebit, duke shfrytëzuar një dobësi në një sistem të serverit të Microsoft që gjente shfrytëzim të gjerë. Sistemet e brendshme të Nasdaq ishin të paprekura nga thyerja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)