16 Korrik 2020

Hackathon: "Cilat inovacione digjitale për mësimin e gjuhës?"

Prishtinë, 2 qershor - Me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe institucioni i arsimit të lartë Epitech njoftojnë për organizimin e një hackathon me temën: "Cilat inovacione digjitale për mësimin e gjuhës?".

Më 24 dhe 25 qershor në Aleancën Franceze të Prishtinë, rreth tridhjetë pjesëmarrës, nga 17-25 vjeç, do të kenë për detyrë të imagjinojnë kursin gjuhësor të së ardhmes, duke marrë parasysh sfidat që lidhen me evoluimin e shoqërisë sonë dhe përdorimet digjitale.

Ata do të paraqesin një përgjigje origjinale për këtë pyetje, duke paraqitur një projekt të një aplikacioni digjital në formën e një prezantim prej 5 minutash, dhe eventualisht një skenar përdorimi.

Në fund të hackathon, një juri do të zgjedhë tre projektet më të mira të zhvillimit të aplikacionit. Ekipet fituese do të marrin bursa nga 500 deri në 3,000 € për programet Epitech " Grande École " dhe "Coding Academy" të Epitech në Tiranë, si dhe kurse të gjuhës frënge në Aleancën Franceze të Prishtinës.
 
Aleanca Franceze e Prishtinës, partnerja e Ambasadës Franceze, është shkolla më e madhe e gjuhës frënge në Kosovë.

Misioni i saj është të promovojë diversitetin gjuhësorë dhe shkëmbimet kulturore midis Kosovës dhe vendeve frankofone.

Epitech është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë francez në fushën e IT, me 20 kampuse në të gjithë botën dhe një shkallë punësimi 98% pas përfundimit të shkollës. Kampusi i saj Ballkanik ndodhet në Tiranë, Shqipëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)