25 Tetor 2020

Google, zyrtarizohet blerja e AdMob

SHBA, 29 maj - AdMob është zyrtarisht pronë e Google. Lajmin e ka bërë të ditur në blogun e tij vetë kolosi i Mountain View.

Blerja është bërë vetëm pak ditë pasi është marrë drita jeshile nga Federal Trade Commission mbi blerjen prej 750 milionë dollarësh.

Transaksioni ishte ngrirë për gjashtë muaj nga hetimet e autoriteteve amerikane, të shqetësuara se me AdMob, shoqëria lider në mobile advertising, Google mund të shtrijë pozicionin e tij dominant në një sektor të ri të rëndësishëm teknologjik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2020

- Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet dita e dytë e fazës finale të projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës vazhdon kampionatin Individual për veteran për vitin 2020. (Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- OJQ Sport4all organizon turneun e streetballit "Prishtina Streetball 2020". (Amfiteatri i Pishines se Germise,  ora 12:00)  

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Dega e PDK-së në Prishtinë afër restaurant Tiffany në Prishtinë, ora 13:00)