28 Mars 2024

Google po përgatit një aplikacion mobil për njohje të fytyrës

SHBA, 1 prill - Google është duke zhvilluar një aplikacion mobil që do të jetë në gjendje të njohë fytyrat e njerëzve dhe do të lexojë më pas profilet e tyre.

Drejtori i programit për njohje të imazheve të fytyrave pranë Google, Harmut Neven tha në një intervistë se aplikacioni do të jetë në gjendje të shfaqet si një variant i Google Goggles, dhe si i tillë të bëjë një lidhje me një profil personal të përdoruesit përkatës në Google.

Qasja e Neven siç është përshkruar nga CNN do t’i ofronte përdoruesve një qasje të shpejtë në informatat e kontaktit, në një formë të ngjashme me kartelat e biznesit, dhe në një formë të ngjashme do të shfaqen edhe fotografi nga Facebook, Flickr, Picasa dhe faqe të tjera të lidhuar me një llogari.

Privatësia gjithashtu ishte një prioritet i lartë ka theksuar Neven, megjithëse nuk ka shpjeguar tërësisht sesi do të funksionojë kjo teknologji.

Ai ka thënë se do të jetë e tillë që do të parandalojë përdoruesit që të marrin informatat e dikujt pa dëshirën e tyre. Testuesit duhet t’i japin leje atij që dëshiron t’i fotografojë.

Teknologjia sipas Electronista është një variant i asaj që ka bërë Picasa me njohje të fytyrës pasi ka blerë Like.com.

Google Goggles dhe Google Shopper veçse kanë shfrytëzuar sistemin ekzistues kërkues të imazheve bazuar në kërkimin e gjërave të caktuara, por kanë qenë të kufizuara vetëm në detaje abstrakte. 

Neven nuk ka thënë se kur do të paraqitet aplikacioni, megjithëse duket se platforma e parë do të jetë Android dhe pas saj do të ketë gjasa debutimi në iOS

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)