24 Prill 2024

Google “ndihmon” protestuesit në Egjipt

Kajro, 2 shkurt - Google ka lansuar një shërbim special për t’iu mundësuar njerëzve që janë në Egjipt që të dërgojnë cicërime në Twitter duke shtypur një numër të telefonit dhe duke e lënë atë si porosi, për shkak se siç jeni në dijeni qasja në internet në këtë shtet po vazhdon të mbetet e pamundur për shkak protestave antiqeveritare.

“Sikurse shumë njerëz ne kemi  qenë të etur për lajme rreth ndodhive në Egjipt dhe po mendojnë vazhdimisht sesi të ndihmojë ata njerëz që janë atje” thuhej në një postim në blogun zyrtar të Google gjatë ditës së hënë.

Shërbimi, për të cilin Google thotë se është zhvilluar me inxhinierët e Twitter iu mundëson njerëzve që të thirrin një numër telefoni dhe të lënë një porosi me zë. Posta me zë automatikisht përkthehet në një mesazh me zë që dërgohet në Twitter duke përdorur etiketën #egypt.

Faqet e rrjeteve sociale si Twitter dhe Facebook kanë qenë vegla të rëndësishme për protestuesit në Egjipt që kanë marr rrugët qysh prej javës së kaluar për të demonstruar kundër udhëheqjes 30 vjeçare të presidentit Hosni Mubarak.

Shërbimet e internetit janë suspenduar përreth shtetit dhe dërgimi i mesazheve me tekst nga celulari është i pamundur. Një burim i afërt me çështjet ka thënë se Google ka moton e të mos qenit të keq, kështu që ajo nuk po ia mban anën askujt por thjesht po përkrahë qasjen në informacion ashtu sikurse ka bërë edhe me shërbimet e tjera të saja si YouTube.

Numrat e vendosur në dispozicion për këtë shërbim janë +16504194196 apo  +390662207294 apo +97316199855. /pcworldalbanian

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)