12 Prill 2021

Google lanson Squoosh, aplikacionin e konvertimit të formateve të fotove

New York, 13 nëntor - Konferenca e Zhvilluesve të Google për Chrome është duke ndodhur dhe një nga gjërat që doli prej saj ishte zbulimi zyrtar i Squoosh dje, një shërbim online i dizajnuar për të shfaqur aftësitë e reja të shfletuesit tuaj.

Squoosh është një konvertues online i imazheve, që konverton imazhet që ju ngarkoni në formate të ndryshme. Ky aplikacion nuk është projektuar si një konkurrent i platformave të ngjashme, por si një shërbim për teknologjitë e reja të internetit, transmeton Telegrafi.

Shërbimi punon në disa shfletues të internetit dhe jo vetëm në Chrome.

Squoosh merr një burim imazhi dhe e kthen atë në një nga formatet e mbështetura. Procesi është automatik dhe ndodh lokalisht pas shkarkimit fillestar të aplikacionit në shfletuesin.

Aplikacioni mbështet formatet OptiPNG, MozJPG, WebP dhe Browser PNG, JPG dhe WebP. Një vijë ndan imazhin në versionin origjinal dhe versionin e konvertuar.

Është e lehtë të kalosh në një format tjetër dhe të ndryshosh parametrat e tij.

Thjesht klikoni në përzgjedhësin e formatit dhe përzgjidhni një format të ri: aplikacioni konverton imazhin në formatin e zgjedhur dhe e shfaq atë menjëherë në zonën e shikimit.

Një klikim në butonin e shkarkimit e ruan imazhin e konvertuar në sistemin lokal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)