20 Prill 2024

Google do të ndryshojë politikën e punës nga shtëpia

New York, 1 prill - Gjiganti i teknologjisë Google do të ndryshojë politikën e punës nga shtëpia dhe do t’iu kërkojë më shumë punëtorëve të kthehen në zyrat në SHBA.

Politika e tanishme e punës nga shtëpia do të vazhdojë deri më 1 shtator, ndërsa njerëzit do të lejohen të kthehen vullnetarisht në zyra, nisur nga muaji i ardhshëm.

Nga shtatori, punonjësit do të pritet të jenë në zyra së paku tre ditë në javë.

Nëse edhe pas 1 shtatorit, punonjësit duan të punojnë nga distanca për më shumë se 14 ditë në vit, ata duhet të aplikojnë për diçka të tillë.

Google ka qenë ndër kompanitë e para që ka ofruar punën nga shtëpia vitin e kaluar, kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

Google është duke i këshilluar punëtorët që të vaksinohen kundër koronavirusit, por nuk do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për kthim në vendin e punës.

Kompania tjetër e teknologjisë, Twitter, ka thënë se do të lejojë shumicën e punonjësve të saj të punojnë nga shtëpia përgjithmonë.

Facebook do të fillojë t’i rihapë zyrat në Kaliforni në fillim të majit, pas më shumë se një viti pune nga shtëpia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)