19 Prill 2024

Google do të lëshojë rivalen e "like" të Facebook-ut

New York, 14 maj - Google kohët e fundit njoftoi se funksioni Google +1 do të zbulohet së shpejti, një lëvizje që nga shumë besohet të jetë një përgjigje e gjigandit të kërkimit ndaj butonit "like′ në Facebook.

Kompania njoftoi për funksionin e ri në konferencën e ditës së martë, në Google I/O Developers, në Kaliforni, sipas një raporti në median sociale Mashable.

Ata që kanë qënë me fat sa të kenë pasur një vështrim të shkurtër në këtë funksion të ri dhe jashtëzakonisht të parashikuar, kanë thënë se butoni +1 nuk do të ketë shumë ndryshim nga opsionet si cicërima në Twitter dhe nga "pëlqej" në Facebook.

Kompania nuk ka bërë të ditur ndonjë datë zyrtare për lëshimin e funksionit të ri, por, sipas burimeve, ka mundësi që Google +1 do të bëjë debutimin e saj gjatë fundit të muajit maj ose në javën e parë të qershorit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)