26 Prill 2024

Google Chrome OS prezantohet pasnëser

SHBA, 5 dhjetor - Google ka gjasa që më në fund të shpalos detaje të mëtutjeshme rreth progresit në projektin Chrome OS.

Kompania ka dërguar ftesa tek mediet për në event që pritet të mbahet me 7 dhjetor, në San Francisco duke theksuar se aty planifikohet të shpalosen disa lajme shumë interesante rreth Chrome. Por detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

Chrome OS ishte paraparë që të paraqitet në treg para fundit t ë këtij viti, por momenti i paraqitjes duket se është shtyrë për disa javë, pasi që Google duket se mezi ka arritur të kompletojë një beta version të softuerit, që  pritet të tregojë se çfarë mund të presin konsumatorët në vitin 2011 kur do të jetë gati versioni final.

Ideja prapa Chrome OS është që të krijohet një sistem operativ i lehtë me bazë në shfletues që do të mund të punojë vetëm në aplikacione uebit, e në anën tjetër të mos merret me aplikacione natyrale.

Një mundësi tjetër për këtë event ka gjasa të jetë edhe përgatitja e Google për lansimin e Chrome Web Store, e cila gjithashtu është paraparë të jetë në treg më herët gjatë këtij viti, por nuk ndodhi ashtu.

PCWorld Albanian do t’ju njoftojë me kohë për çfarëdo ndryshimi dhe prezantimi që do të bëhet në këtë event.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)