19 Prill 2024

Gmail, tani ka lidhje edhe për numra telefonikë

SHBA, 14 mars - Gmail ka shtuar një veçori të re në emailat e veta. Tani numrat telefonikë automatikisht do të përcaktohen me një hiperlidhje që e hap atë mori të numrave brenda Gmail.

 

Kur ju klikoni në numër, veçoria dial-pad në Gmail do të paraqitet me numrin që ju jeni duke provuar ta thirrni.

Nëse nuk e keni të instaluar shtesën për zë dhe video, atëherë ju duhet ta bëni këtë instalim.

Me mundësinë për të  thirrur numra në Gmail, ju nuk keni më nevojë që  ta rishkruani numrin në telefon çdo herë që dikush ua dërgon atë në një letër ose në një porosi gjatë bisedave. Duke filluar që sot, ju do të shihni që numrat telefonikë do të hapen siç shihet në fotografi.
 
Vetëm klikojeni numrin dhe dial-padi në Gmail do të hapet, tashmë duke përmbajtur një numër që ju jeni duke provuar ta thirrnj. Shtypni “Call”dhe voilà! Natyrisht, nëse ju ende nuk e keni instaluar shtesën për zë dhe video, ju duhet ta bëni atë së pari.
 
Ju do të shihni një ikonë të vogël të gjelbër të telefonit pranë numrave në kontaktet tuaja, të cilat ju mund t’i përdorni për të bërë të njëjtën gjë./pcworldalbaniain

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)