19 Mars 2024

Gjykata Kushtetuese përuron faqen e re të internetit

Prishtinë, 16 janar - Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, do të flasë me rastin e përurimit zyrtar të faqes së re të internetit të Gjykatës Kushtetuese.   

Kjo ngjarje shënon nisjen e faqes së re dhe të përmirësuar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës  (GJKK) e cila do të ketë një dizajn modern, karakteristika më të avancuara të kërkimit dhe do të mundësojë qasje më të lehtë të publikut. 

USAID-i, përmes Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë (JSSP), po bashkëpunon ngushtë me Gjykatën Kushtetuese me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në punën e saj. 

Faqja e internetit është burimi i parë i informatave për këdo që kërkon qasje në të dhëna mbi punën e gjykatës. 

Faqja paraprake e internetit, e cila u ndërtua fillimisht në vitin 2009, nuk kishte dizajnin e duhur për t’iu përgjegjur kërkesës në rritje për informata dhe transparencë.      

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)