19 Janar 2020

Gjilani shembull për implementimin e programit Smart City

Tel Aviv, 13 shkurt - Kryetari i Komunës  së Gjilanit, Lutfi haziri, njëherësh anëtar i bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA) me seli në Bruksel, me ftesë të Unionit të Autoriteve Lokale të Izraelit, po merr pjes në koferencën botërore me temën “E ardhmja e qyteteve dhe sfidat e komunave”, ku fokus i veçantë do t’i vihet edhe fushës së teknologjive Smart.

Gjatë diskutimeve të sotme me pjesëmarrësit në konferencë, kryetari Haziri e ka spikatur Gjilanin si shembullin në implementimin e programit Smart City, duke qenë edhe shembull në regjion sa i përket kësaj fushe.

“Apliko Online”, “One Stop Shop”, “Telework”, “Gjilani Smart City”, “E-kiosqet” e Arkiva Digjitale, e-Shëndetësia, e-Arsimi, e-Biblioteka etj, janë vetëm disa nga projektet që Gjilanin e bëjnë modelin më të mirë, jo vetëm në Republikë, por edhe në rajon”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri, gjatë diskutimit me kryetarin e kryeqytetit të Izraelit (Tel Aviv), Ron Huldai, Haziri ka përmendur edhe takimin me ambasadorin e Izraelit në Gjilan, Yossi Levi, duke shtuar se kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë mes Gjilanit dhe këtij shteti.

Gjatë tri ditëve në vazhdim, kreu i Gjilanit së bashku me pjesëmarrësit në këtë konferencë, do të ketë mundësinë të diskutoj për aspektet të veçanta të qeverisjes lokale në kontekst të zhvillimit teknologjik.

Përndryshe, ndër personalitetet që marrin pjesë në konferencë, janë edhe ministri i Ekonomisë dhe Industrisë në Izrael, Eli Cohen, ish-drejtori i përgjithshëm i MOSSAD, Tamir Pardo, kryetari i Yafo, Tel Aviv etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 janar 2020

- Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës dhe organizatat e tjera joqeveritare, anëtare e “Rrjetit të Kosovës për punësim dhe arsim” do të organizojnë konferencën përfundimtare e cila do të përqendrohet në arsim dhe punësim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkollën Model në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Obiliqit. (Shkolla "Ismail Dumoshi" në Obiliq, ora 14:00)