19 Gusht 2019

Gjilan, nis konferenca regjonale e Teknologjisë Informative

Gjilan, 17 maj - Me organizim të Komunës së Gjilanit dhe me pjesëmarrje të gjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Malit të Zi, ka nisur punimet konferenca regjionale e Teknologjisë Informative.

Në fjalën e tij drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Bekim Bajrami, ka thënë se inovacioni në teknologji dhe avancimet e sistemeve të ndryshme kanë bërë që të ketë dinamikë të shtuar në të gjitha rrafshet në përdorimin e teknologjisë dhe avancimet në rrjet, por edhe në softverë në përgjithësi.

“Teknologjia nuk ka një fund të avancimeve. Gjithçka është në funksion të digjitalizimit dhe afirmimit të komunikimit brenda institucioneve por edhe në sektorin privat. IT dhe aplikimi i saj në shërbime të ndryshme për qytetarët në institucionet e shtetit tonë është çelës i suksesit dhe avancimit. Gjilani dhe Kosova në përgjithësi kanë shënuar progres të madh dhe janë lider në regjion për përdorim të teknologjisë”, ka thënë në fjalën e tij drejtori Bajrami.

Gazmend Jakupi, ka thënë se në këtë konferencë ka pjesëmarrje aktive me prezentime nga të gjitha fushat e IT-së dhe qëllimi kryesor është shkëmbimi i përvojave, preventiva e gabimeve, ofrimi i zgjidhjeve për sfidat eventuale dhe zhvillimi i përbashkët përmes shembujve dhe praktikave më të mira.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë aktiv në konferencë duke prezantuar praktika dhe sisteme të ndryshme të komunikimit dhe ofrimit të shërbimeve, duke spikatur edhe rëndësinë që ka mbrojtja e sistemit në përgjithësi nga infektimet, apo ndërhyrjet e jashtme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019 - Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)