18 Shkurt 2020

Gjermania investon 3 miliardë euro për teknologjinë e inteligjencës artificiale

Berlin, 15 nëntor - Mediet gjermane kanë njoftuar se qeveria gjermane do të investojë tre miliardë euro për zbatimin e strategjisë së inteligjencës artificiale deri në vitin 2025, duke përfshirë shtimin e 100 profesorëve në këtë fushë dhe financimin e zgjerimit të qendrave të inteligjencës artificiale, ndërsa teknologjitë e reja do t'u shërbejnë më shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Robert Hermann, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Federale të Tregtisë dhe Investimeve të Gjermanisë, u shpreh se Qeveria gjermane u kushton rëndësi të madhe teknologjive kyçe të inteligjencës artificiale të së ardhmes.

"Ky investim prej 3 miliardë eurosh do të promovojë studimin dhe zbatimin e inteligjencës artificiale në qarqet ekonomike, shkencore e të biznesit dhe do të rritë më tej forcën tërheqëse të Gjermanisë si një vend për investimet e teknologjisë së lartë në fushën e inteligjencës artificiale ".

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)