29 Mars 2024

Flexi-Drive Ultimate më i shpejtë

SHBA, 6 qershor - Sharkoon në Computex ka prezantuar USB 3.0 stickun super të shpejtë për shfrytëzuesit me kërkesa më të mëdha, i cili vjen me kapacitet prej 64 dhe 128 GB.

Sharkoon Flexi-Drive Ultimate shfrytëzon MLC çipat dhe kontrollorin 8-kanalësh, të paketuar në shgtpizë elegante të zezë prej alumini.

Memoria arrin performanca të lakmueshme prej 200 MB/s për lexim dhe 120 MB/s për shkrim, që do të jetë shumë me interes për ata që merren me sasi të mëdha të të dhënave.

Shitja fillon gjatë këtij muaji me çmim prej 139,90 euro për modelin me 64 GB dhe 229 euro për modelin me 128 GB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)