09 Korrik 2020

Fillon zyrtarisht shitja e televizorit Samsung The Serif në Kosovë

Prishtinë, 27 maj - Samsung Electronics njoftoi në tregun e brendshëm fillimin zyrtar të shitjes së modelit të ri nga linja e tij lifestyle TV 2020 - The Serif.

Ky model karakterizohet nga një dizajn i sofistikuar, i cili përshtatet në çdo ambjent, por edhe nga teknologjia e njohur Quantum Dot, rezolucioni i lartë dhe funksionet e përparuara bazuar në inteligjencën artificiale që rrisin çdo imazh në cilësinë 4K.

Modeli The Serif do të prezantohet në Kosovë për herë të parë në dy ngjyra: e bardhë qielli dhe bojqielli. Ky televizor dallohet për estetikën e tij, e cila mori çmimin iF për dizajn inovator të këtij viti, një nga çmimet më prestigjioze në këtë fushë në nivelin ndërkombëtar.

Krijuar nga stilistët e famshëm francezë, vëllezërit Burula, The Serif duket i përsosur nga çdo kënd, kështu që mund të zhvendoset nëpër dhomë nëse është e nevojshme. Karakterizohet gjithashtu nga një stendë metalike e shkëputur në mënyrë që përdoruesi të mund të zgjedhë nëse televizori do të vendoset në një raft, mbi nje mobilje ose në mur.

Samsung ka shtuar opsionet e lidhjes NFC dhe AirPlay2 në këtë model, në mënyrë që përdoruesit të dëgjojnë muzikë nga telefonat e tyre në televizorin e tyre, pa iu nevojitur kabllo.

Për të shijuar tingullin e fuqishëm në televizorin The Serif, gjithçka që duhet të bëni është të aktivizoni aplikacionin NFC në smartphone tuaj dhe ta vendosni pranë televizorit, dhe pajisjet do të lidhen wireless vete. Për më tepër, opsioni AirPlay2 lejon çiftim të lehtë me pajisjet Apple, duke përdorur veçori të përshtatshme, siç është pasqyrimi i ekranit.

The Serif vjen me Quantum Dot AI Upscaling që siguron 100% vizibilitet të ngjyrave me më shumë se një miliard tonalitete, për një imazh realist të përsosur dhe kontraste të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, inteligjenca artificiale përmirëson dhe rregullon cilësinë e figurës së shfaqur në cilësinë 4K, pavarësisht rezolucionit aktual ose burimit nga i cili luhet përmbajtja.

The Serif gjithashtu mund të zbulojë një ndryshim në sasinë e dritës në dhomë dhe të rregullojë ndriçimin optimal, falë funksionit Adjustable Picture, duke e bërë shikimin e televizorit më të këndshëm për syrin.

Në Kosovë, The Serif do të jetë në dispozicion në madhësitë 43, 49 dhe 55 inç, dhe çmimi i rekomanduar fillon nga EUR 1,099.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)