23 Shkurt 2020

Fillon trajnimi i gjeneratës së parë të Konsulentëve Digjital në Kosovë

Prishtinë, 15 janar - Oda Ekonomike e Kosovës ka filluar trajnimin me mundësi çertifikimi të njëzetë (20) Kosulentëve Digjital.  Trajnimi i Konsulentëve po bëhet nga ekspertë ndërkombëtar nga organizata prestigjioze Austriake WIFI(pjesë e Odës Ekonomike Austriake WKO) dhe mbështetet nga GIZ CETEP (Krijimi i Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit ) dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Ky trajnim ndahet në dy pjesë, përkatësisht trajnimi bazë dhe trajnimi në tre fokus module që kategorizohen në certifikimet e mëposhtme:

Certified E-Commerce & Social Media Expert (CESE)

Certified Digital Transformation Expert (CDTE)

Certified IT Security Expert (CITSECE)

Çertifikimi i Konsulentëve Digjital dhe titulli i fituar është i zhvilluar në përputhje me standardin ISO 17024 dhe është certifikim i njohur dhe pranuar në mbarë botën. Të përzgjedhurit që po vijojnë trajnimet, me titullin e fituar, do të jenë gjenerata e parë e Konsulentëve Digjital në Kosovë dhe do i ndihmojnë NVM-të Kosovare drejt transformimit digjital.

Trajnimi dhe certifikimi i konsulentëve digjital vjen si rezultat i nevojës së bizneseve Kosovare për transformim digjital në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë, nevojë që u dëshmua edhe nga të gjeturat e Studimit mbi Digjitalizimin e NVM-ve në 3 sektor kyç: prodhim, shërbime dhe bujqësi. Konsulentët e certifikuar digjital do i ndihmojnë NVM-të Kosovare në procesin e digjitalizimit përmes analizës nëpër kompani dhe përpilimit të strategjisë digjitale(sipas kornizës së projektit për transformim digjital në kuadër të Odës Ekonomike).

Ky trajnim paraqet një mundësi të jashtëzakonshme  për Konsulentët Digjital për zhvillim profesional dhe ofrim të dijes për NVM-të Kosovare drejt transformimit digjital.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)