28 Mars 2024

Filloi shitja e iPad 2

SHBA 12 mars - Të premten pasdite, pajisja iPad 2 ishte në dispozicion të blerësve nëpër dyqanet e “Apple” dhe tek shitësit e autorizuar në SHBA.

Javë më parë u spekulua se “Apple” nuk do ta ketë të gatshëm produktin e ri deri në maj, ashtu që shitja e tij parashikohej në verën që vjen.

Mirëpo, “Apple” e demantoi këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, madje duke nxjerrë iPad 2 në tregun amerikan para datës së pritur, ashtu që sot (e premte) nga ora 5:00 pasdite (sipas orës lokale amerikane), vetëm një javë pasi u prezantua, iPad 2 do të jetë në duart e blerësve të parë në SHBA.

Analistët parashohin që Apple do të shet më shumë se 30 milionë tabletë këtë vit.

Gjatë prezantimit të iPad 2, Stevie Jobs kishte thënë se çmimi do të jetë i njëjtë me atë të iPad 1, nga 499 deri 829 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)