23 Prill 2024

Filipinet nisin hetime ndaj Facebook për privatësinë

Podgoricë , 15 prill - Facebook-un e presin kokëçarje të reja pasi qeveria filipinase ka thënë se po heton gjigandin e medias sociale lidhur me njoftimet se informatat personale të më shumë se 1 milion përdoruesve në Filipine i janë transferuar kompanisë britanike të analizmit të të dhënave, Cambridge Analytica.

Komisioni Kombëtar i Privatësisë në Filipine tha se i kishte dërguar një letër shefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për ta njoftuar se ky komision kërkon dokumentet përkatëse lidhur me çështjen, për të zbuluar sa i shtrirë ka qenë problemi.

Komisioni njofton përmes faqes së tij elektronike se synon të zbulojë nëse ka pasur analiza të të dhënave personale të shtetasve filipinas pa autorizimin e tyre. Letra mbante datën 11 prill.

Një zëdhënës i Facebook-ut tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kompania është e përkushtuar për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve dhe se po bashkëpunon me entin rregullator në Filipine.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)