25 Prill 2024

FBI-ja po heton sulmin kibernetik kundër firmës Google

Washington, 3 qershor - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se agjentët federalë po hetojnë rreth akuzave të ngritura nga gjiganti i Internetit, Google, se hakerat në Kinë kanë hyrë në llogaritë e postës elektronike G-mail të qindra njerëzve, ku përfshihen edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe aktivistë dhe gazetarë kinezë.

Zonja Klinton tha sot se këto akuza janë shumë serioze, por nuk dha hollësi mbi hetimet.

Ajo shtoi se FBI-ja po punon me kompaninë Google për të hetuar mbi incidentin. Ndërkohë, qeveria kineze mohoi se ka të bëjë me sulmin kibernetik kundër adresave elektronike G-mail, sulm që sipas firmës Google e ka  prejardhjen nga Kina.

Ndërkohë, qeveria kineze mohoi se ka të bëjë me sulmin kibernetik kundër adresave elektronike G-mail, sulm që sipas firmës Google e ka  prejardhjen nga Kina.

Sulmi, i cili u bë i ditur dje, shënon herën e dytë në 17 muaj që Google identifikon publikisht Kinën si baza e një skeme për vjedhjen e informacionit që ruhet në rrjetin e madh kompjuterik të kësaj firme.

Hong Lei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha sot se qeveria e tij është kundër çdo veprimi të tillë dhe se ajo do t’i ndëshkonte krime të tilla në bazë të ligjit.

\"Akuzat se qeveria kineze mbështet sulmet me haker janë krejtësisht sajime me motive të ulta,” tha zëdhënësi.

Sulmi në fjalë është realizuar me sa duket me anë të mënyrave të ashtuquajtura \"phishing\" dhe skema të tjera që përdorin shpesh hakerat për të vjedhur fjalëkalimet nga njerëz dhe site që nuk i kushtojnë vemendje mbrojtjes së informacionit.

Firma Google tha se kishin qenë masat e saj të sigurisë që kishin bërë të mundur zbulimin e ndërhyrjes në sistemin e saj. Ajo tha se të gjithë klientët e prekur ishin njoftuar dhe llogaritë e tyre G-mail ishin siguruar.

Firma nuk tha se cilat agjenci të qeverisë amerikane ishin vënë në shënjestër. Ajo tha se origjina e sulmit ishte qyteti Gjinan në Kinë, ku ka selinë një shkollë ushtarake, kompjuterat e së cilës janë fajësuar për një tjetër sulm kibernetik një vit më parë kundër firmës Google.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)