23 Prill 2024

FB shpëton jetën e 2 vjecares

Londër, 15 tetor - FB shpëton jetën e një vajze 2 vjecare nga Britania e Madhe.

Gjithcka nisi kur një infermiere po shikonte fotot e mikeshës së saj, duke vënë re se syri i vajzës 2 vjecare Grace Freeman kishte një ngjyrë të kuqe të pazakontë.

Ajo e ka vënë re ndryshimin pasi blici i aparatit fotografik arrin ta zbulojë këtë anomali. Infermierja nuk është menduar dy herë, duke qenë e sigurt se bëhej fjalë për një tumor.

Nicola Sharp punon prej 20 vjetësh në një repart pediatrik. Pas analizave, familja Freeman mësoi se syri i majtë ishte prekur nga dy tumore të vegjël. Sipas mjekëve, nëse nuk do ishte kapur në kohë, sëmundja do ishte përhapur.

Tashmë Grace kryen cdo 4 javë trajtime me rreze lazer dhe i duhet ta mbajë sëmundjen nën kontroll për gjithë jetën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)