25 Prill 2024

Facebooku, shkak divorcesh në SHBA

SHBA, 7 dhjetor - Një studim i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën të ditur se një nga pesë shkaqet e divorceve në vend është rrjeti social Facebook.

Sipas studimit të bërë nga Akademia e avokatëve amerikanë për divorce, në krye të shkaqeve të divorcit radhiten mesazhet e flirtimit dhe fotografitë në Facebook.

Krahas kësaj në studim theksohet se në shumicën e rasteve të divorcit Facebooku ka ndikuar në lidhjen ose vendosjen e kontaktit me ish-të dashurit me të cilët kishin vite pa u takuar.

Avokatët bënë të ditur se Facebooku është burimi kryesor i provave në rastet e ndarjeve, i ndjekur më pas nga Myspace dhe Twitter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)