25 Prill 2024

Facebook "vjedh" një funksion nga Twitter

New York, 14 qershor - Facebook është duke testuar një funksion të ri (të ngjashëm me një funksion të Twitter-it) i cili i lejon përdoruesit për të parë aktivitetin e miqve të tyre në kohe reale.

Sipas një artikulli në AFP, funksioni i ri i cili quhet "Happening Now" (Ndodh Tani) nga rrjeti social, është duke u testuar në një pjesë të vogël të bazës së përdoruesit.

Kompania tha se së shpejti më shumë se 600 milionë përdoruesit e saj do të shohin se çfarë po komentojnë apo pëlqejnë miqtë e tyre, brenda funksionit "News Feed", në kohë reale.

Funksioni "Happening Now" do të duket në pjesën anësore të "News Feed" dhe do të japë të dhëna reale të aktivitetit të miqve në copa të shkurtra.

Kjo është një lëvizje shumë e zgjuar nga ana e Facebook, pasi nëpërmjet kësaj strategjie përdoruesit nuk kanë nevojë të përdorin platforma të tjera konkurruese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)